Një grua në Britani thotë se ka prekur jetën pas vdekjes dhe si ky “rrugëtim” i ndryshoi totalisht jetën. Ndërsa nuk dihet se çfarë ka në anën tjetër, 44-vjeçarja Sara Goode ka detajuar përvojën e saj pas vdekjes, si dhe personin që e “vizitoi” ndërsa ajo ishte në terapi intensive.
Nënë e një vajze tha se ka patur një jetë me vështirësi dhe se më parë kishte një marrëdhënie “toksike” me ish-partnerin e saj.
Sara tregon për Express.co.uk, se nisi drogën për të përballuar jetën e saj, por shumë shpejt u kthye në një përdoruese të rregullt të kokainës.Në kulmin e varësisë së saj, partneri i saj i atëhershëm mendoi të blinte një fermë në Uells në mënyrë që ajo të mund të largohej nga droga .
Pasi u shpërngulën, Sara e ktheu fermën në një stallë. Megjithatë, teksa punonte me kuajt, ajo theu shtyllën kurrizore në një aksident tronditës.Fatkeqësisht, fraktura i përkeqësoi vështirësitë e sëmundjes së saj Crohn dhe më vonë asaj iu dhanë mjekime për të lehtësuar shqetësimin.
Në vitin 2015, ilaçet filluan të preknin sistemin e saj imunitar dhe ajo u dërgua me urgjencë në kujdesin intensiv. Aty ajo jetoi një përvojë pas vdekjes , e cila, siç thotë ajo, i ndryshoi jetën.
“Më kujtohet se isha ulur në një shezlong pranë një pishine pranë mamasë sime. Dielli po më rrihte dhe isha në lumturi të plotë. Mbaj mend që mendova, “Unë mund të qëndroj këtu përgjithmonë”. Në atë moment, nëna më tha se kisha ende gjëra për të bërënë Tokë.
Ishte një situatë ku e dija saktësisht përgjigjen për çdopyetje, pa stres apo shqetësim. Atje nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, tha ajo për përvojën e saj.
Ai vazhdoi duke thënë se nuk përjetoi asnjë “lidhje” me mbretërinë e të vdekurve dhe se ecja në dritë ishte “”ndjenja e çuditshme” që ai përjetoi.