Gruaja me këmbët më të gjata në botë zbulon vështirësitë me të cilat përballet

 

 

Gruaja që mban rekordin botëror për këmbët më të gjata ka treguar vështirësitë e saj për të gjetur rroba që i përshtaten.

Maci Currin nga Austin, Teksas, është bërë virale në rrjete sociale pasi ka ndarë video duke demonstruar gjatësinë e saj të pabesueshme, mbi 2 metra.

21-vjeçarja zbuloi se merr reagime të shumta nga njerëzit, madje shumë prej tyre e krahasojnë me personazhe të filmave horror.

Por, kjo nuk i pengon asaj të pretendojë se i pëlqen të jetë unike, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë kam qenë gjithmonë më e gjatë se të gjithë. Unë kam qenë gjithmonë një kokë mbi të gjithë”, tha Currin.

“Kishte një rast kur po luaja. Isha në klasën e dytë dhe dikush më pyeti nëse isha në shkollë të mesme për shkak të gjatësisë”, shtoi ajo, duke e theksuar se në atë kohë e urrente gjatësinë që kishte, shkaku edhe që nuk mundet të gjejë rroba të përshtatshme.

Edhe pse disa përdorues e përqeshin, të tjerë mendojnë se ajo duhet të jetë modele falë gjatësisë së saj, raporton Prishtina Sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d