Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Por në një familje në Vushtrri ku plasi sherri mbrëmë, viktimë është një burrë 56-vjeçar.
Burimet bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku e ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.
Sipas tij, pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara ka eskaluar në dhunë, duke e sulmuar me një saksi lulesh, ku për pasojë, burri ka marrë lëndime trupore
Ndërkohë e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.