Mëngjesin e kësaj të hëne, Greqia është goditur nga dy tërmete në pak orë. I pari ishte ai i orës 05:07, me magnitudë 4 të shkallës Rihter, i karakterizuar si “i dobët”.
Tërmeti tjetër me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, ka ndodhur në orën 07:24 në zonën detare 51 kilometra në veri të Heraklion, Kretë.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Thellësia fokale vlerësohet në 14 kilometra.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.