Gratë lidere në politikë: Llojet e reja të mizogjinisë nxisin betejat e vjetra

 

 

Në vitin 1989, një nxënëse e kishte pyetur Gerald Ford se çfarë këshille kishte ai për një vajzë të re që donte të bëhej presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç kishte qenë ai vite më parë, dhe kjo ishte përgjigja e tij; “Nuk do të ndodhë në një rrjedhë normale të ngjarjeve”.

Një burrë do ta fitonte postin e presidentit me një grua që është kandidate, dhe gruaja do ta merrte detyrën e presidentit vetëm sepse burri të vdes në detyrë. Pas kësaj, sugjeroi ai, burrat do të duhet të luftojnë më shumë për t’u bërë edhe zëvendëspresident.

Një video me këtë deklaratë të Fordit, ka qarkulluar shumë në mediat sociale kur presidenti Joe Biden njoftoi se hoqi dorë nga kandidimi edhe për një madat, ndërsa demokratët u mblodhën me një mbështetje për Kamala Harris.

Parashikimi i Fordit dhe fakti se ai pranoi se politikanet, gratë, shkarkohen padrejtësisht patën një jehonë të re, megjithëse Biden është gjallë.

Dhe është çështje shprese, jo fakt, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kenë një grua për presidente.

Çdo kandidat demokrat do të përballet me një garë të vështirë. Por edhe pse Barack Obama, u bë presidenti i parë me ngjyrë në SHBA, e lideret gra si Angela Merkel e Jacinda Ardern, morën respekt e mbështetje ndërkombëtare, ekziston një frikë se racizmi dhe mizogjinia me të cilën përballet Kamala Harris, mund të jetë e pakapërcyeshme.

Katër vjet më parë, Donald Trump e tha një gjë me zë të lartë. “Nuk do të kemi një president socialist. Sidomos, jo çdo grua”.

JD Vance, kandidati i Trumpit për nënpresident, e përshkroi Harrisin dhe të tjerat si “zonja mace pa fëmijë, të mjera në jetët e tyre dhe për zgjedhjet që kanë bërë, kështu duan ta bëjnë të mjerë edhe pjesën tjetër të vendit”.

Madje sulmet online nga mbështetësit e atyre dyve kanë qenë edhe më të ashpra e më fanatike. Për shumë njerëz, megjithatë, paragjykimi është i pavetëdijshëm.

Hulumtimet vazhdimisht kanë treguar se në politikë, si në sferat tjera të jetës, “gratë udhëheqëse perceptohen si kompetente ose të pëlqyera, por rrallëherë të dyja”.

Qëndrimet agresive dhe vlerat patriarkale janë nxitur dhe legjitimuar nga njerëz të fortë në mbarë botën vitet e fundit. Giorgia Meloni dhe Marine Le Pen janë prova të mjaftueshme se gratë mund të jenë gjithashtu të spikatura në lëvizjet e ekstremit të djathtë dhe të bëjnë pak më gratë tjera. Por një hendek i theksuar politik gjinor, është shfaqur në shumë vende vitet e fundit. Në SHBA, sondazhet tregojnë se gratë e moshën 18-30-vjeçe janë tani 30% më liberale se burrat e po kësaj moshe.

Boshllëqe të ngjashme janë evidente edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Poloni, Tunizi e Kore të Jugut – ku një reagim kundër kërkesave për të drejtat e grave ishte në qendër të zgjedhjeve të vitit 2022. Koreja e Jugut ka hendekun më të lartë të pagave gjinore nga çdo komb tjetër të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, megjithatë, presidenti Yoon Suk Yeol, pretendon se diskriminimi strukturor nuk ekziston dhe fitoi zgjedhjet duke u zotuar të shfuqizojë Ministrinë e barazisë gjinore.

Ford parashikoi se ata të viteve 1990 do ta kenë një presidente grua në SHBA; Amerika veç e pati një zëvendëspresidente grua, dhe Mbretëria e Bashkuar, natyrisht, Margaret Thatcher, që ishte kryeministre. Por u deshën vite të tëra, deri në vitin 2008 para se të kishte edhe një tjetër, Sarah Palin, dhe në vitin 2016 para se Hillary Clinton të bëhej kandidatja e parë presidenciale grua nga një parti e madhe.

Tani, Kamall Harris, goditi.

Ashtu si gratë në mbarë botën, edhe ajo po përballet jo vetëm me pengesa të vjetra, por edhe me lloje të reja të mizogjinisë. Padrejtësia dhe ekstremizmi i sulmeve ndaj saj, megjithatë, mund të ndihmojnë atë për të nxitur një mbështetje të madhe për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d