Grabitja e bankës BKT, ky është i arrestuari nga Policia që prej dhjetë muajsh ishte në arrati

Pika e Bankës Tregtare të Kosovës (BKT) në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë ishte cak i hajnave që kryen grabitje të armatosur, shtatorin e kaluar. Një person ishte arrestuar menjëherë me rastin, teksa tjetri ndodhej në arrati.

Këtë të fundit, i cili që nga shtatori i vitit të kaluar ishte në arrati, e ka kapur sot Policia e Kosovës.

Mësohet se i arrestuari është: Deniz Torbance.

Policia tek i njëjti ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, thika dhe disa fishekë.

Torbance pas intervistimit në stacion policor, është dërguar në paraburgim, në baze të urdhëresës së Gjykatës.

Për rastin e njëjtë vitin e kaluar ishte arrestuar edhe: Nazmi Dushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d