Një pompë derivatesh është grabitur nën kërcënimin e një mjeti të fortë në Korroticë të Epërme në Drenas, raporton Prishtina Sot.
Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti të fortë, është futur me dhunë në pompën e derivateve ‘VEDA’ dhe ka grabitur pazarin ditor, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Bëhet e ditur se i dyshuari ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Rasti është iniciuar për veprën “Grabitje”.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.