Godet policin me veturë, i dyshuari ikë nga vendi ngjarjes

 

 

Një person me veturë, me targa të huaja, ka goditur zyrtarin policor me biçikletë në Gjilan. Si pasoj e goditjes më veturë, zyrtari policor është lënduar dhe ka marr trajtim mjekësor.

Policia njofton se dyshuari jo vetëm që nuk iu ka bindur urdhrave të zyrtarit policor, ai me veturë ka goditur zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer – hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyç me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d