Gjyqtari kritikon ish-krerët e UÇK’së për mos-prezencë në sallën e gjyqit, lëshon një urdhëresë

 

 

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka pasur kritika ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për mos-prezencë në sallën e gjyqit gjatë kohës sa po zhvillohen dëshmitë e dëshmitarëve. Smith përmes një urdhërese me gojë ka thënë se kërkesat për mos-prezencë dhe ndjekje të seancës me video-lidhje do të aprovohen vetëm në raste specifike.

“Trupi gjykues është disi i shqetësuar sa i takon mungesës së katër të akuzuarve herë pas here në sallën e gjyqit kur kemi gjykim. Ne besojmë se të akuzuarit si rregull duhet të jenë fizikisht të pranishëm në sallën e gjyqit kur paraqiten prova, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme kur mund t’i ndjekin përmes video-lidhjes. Kur marrin leje për të mos qenë të pranishëm nuk kanë ndonjëherë arsyetim pse nuk janë të pranishëm”, ka thënë Smith në seancë.

Tutje, Smith iu tha avokatëve se në kërkesat e radhës për mos-prezencë të ish-krerëve të UÇK’së, arsyetimet duhet të jenë “të kënaqshme”.

“Urdhërojmë që të gjitha kërkesat për të mos marrë pjesë në sallën e gjyqit gjatë gjykimeve të kenë një arsyetim të kënaqshëm pse të akuzuarit të mos jenë të pranishëm. Leje të tilla i duhen paraqitur trupit gjykues brenda 24-orësh para gjykimit, përndryshe nuk do të lejohen të tilla situata më. Me kaq e mbyll urdhrin me gojë të trupit gjykues”, shtoi ai.

“Ne mbështetemi në rregullën 68/1 ku thuhet të akuzuarit duhet të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe nga ligji dhe rregullorja. Sigurisht që trupi gjykues mendon që të akuzuarit ndonjëherë mund të mos jenë të pranishëm nëse lind nevoja këtë mund ta bëjnë përmes avokatit të tyre”.

“Rregulla 168, pika katër thotë: Kur të akuzuarit nuk duan të paraqiten, trupi gjykues mund të urdhërojë që gjykimi të bëhet pa praninë e të akuzuarve, por duhet të plotësojnë kushte për këtë. Kërkesat që marim këtu nuk janë më shumë refuzime, por parapëlqime të akuzuarve ta ndjekin gjykimin përmes videolidhjeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d