Gjykimi në çështjen Thaçi do të vazhdojë të hënën, 26 gusht, në orën 09:00.
Dëshmitari i së hënës është planifikuar të dëshmojë publikisht. Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjte.
Këtë javë u mbajten tri seanca gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi.
Kurse në shtator do të mbahen 13 seanca.