Gjykata vendos për dy personat që sulmuan Gazmend Muhaxherin

 

 

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elzana Kastrati.

Ajo bëri të ditur se dy të dyshuarve iu është caktuar nga një muaj paraburgim. Gazeta gjatë raportimit pati zbuluar ekskluzivisht identitetin e dy të dyshuarve për sulmin ndaj Muhaxherit, që janë Dukagjin Lulaj dhe Korab Lulaj.

Muhaxheri u sulmua mëngjesin e të shtunës në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.

Ai ishte bashkë me një person tjetër, në momentin që u sulmua dhe për pasojë të dy pësuan lëndime trupore – për çka morën trajtim mjekësor.

Siç raportoi gazeta, sulmi dyshohet se lidhet me një pronë të palës së dyshuar, që pretendon se komuna nuk ka vepruar në favor të kërkesave të tyre për këtë çështje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d