Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot është shpallur vendimi përfundimtar për rastin e vrasjes së 18 vjeçares, Marigona Osmani në Ferizaj.
Në këtë rast, Gjykata ka shpalosur vendimin ku i akuzuarit Dardan Krivaqa është dënuar më dënim të përjetshëm, ku llogariten edhe ditët e kaluara në burgim. Po ashtu Arbër Sejdiu është dënuar më 15 burgim, ku po ashtu llogariten ditët e kaluara në burgim, transmeton lajmi.net.
Ndërsa gjykatësi i rastit ka njoftuar se asnjëri nga të akuzuarit nuk ngarkohen dhe dënohen për dhunim të Marigona Osmanit.
Krivaqa lirohet nga akuza për veprën penale dhunimi meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer këtë vepër.
“Me asnjë provë të vetme nuk është dëshmuar që është kryer kjo vepër penale. As raporti i autopsisë nuk e pohon se ajo ka qenë e dhunuar seksualisht. As nga deklaratat e dëshmitarëve, por as nga kamerat brenda banesës nuk dëshmohet se është ushtruar dhunë seksuale”, tha gjykatësi, shkruan lajmi.net.
Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunimi.
Gjykatësi ka shpalosur në detaje se si Marigona Osmani ishte rrahur brutalisht nga Krivaqa, duke u ndihmuar nga Sejdiu.
Në detaje është treguar se si ndaj viktimës ishin përdorur mjete të forta për më tepër se 24 orë radhazi duke u dëmtuar në mënyrë fizike dhe psiqike.