“Gjithmonë dikush dëshiron me përfitu pak publicitet” Driton Kuka lajmërohet pas fitoreve në Paris

 

 

Trajneri i xhudos, Toni Kuka, ka thënë që xhudoja e ka vendin e merituar në shoqërinë kosovare, pavarësisht që tha se ka të tillë që fokusohen në negativitet për pak publicitet.

Kuka i tha këto në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën pas një suksesi të madh të xhudos edhe në Olimpiadën e Parisit, ku Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztën.

“Unë po mendoj që në Kosovë jemi shumë të vlerësuar tash, edhe u jam mirënjohës gjithë njerëzve sepse me të vërtetë xhudo tash e ka vendin e meritum”, ka thënë Kuka për Klan Kosovën.

“Gjithmonë gjendet dikush që në situata të tilla dëshiron me përfitu pak publicitet, edhe kur krejt inercioni shkon kah ana pozitive, ata shkojnë kah ana negative sepse vuajnë për pak publicitet edhe dalin…por ajo për neve është diçka jashtëzakonisht e vogël, edhe nuk merrem me gjana të tilla”.

“E kemi përkrahjen në popull jashtëzakonisht shumë, por edhe në media. Por, edhe ato dinë me ba polarizime që i potencova”.

“Unë mendoj që gjithçka është në rregull, dhe xhudo e ka vendin e meritum në shoqërinë tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d