Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e tre të rinjve në austradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Gjini shkroi në Facebook se kjo ngjarje “ka goditur rëndë 3 familje”, të cilëve ai iu shprehu ngushëllime.
“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova”, shkroi Gjini.
“Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh”, shtoi ai.
Ai iu shprehu ngushëllimet e tij familjeve Delija dhe Bibaj “në emër të qytetarëve të Gjakovës”.