Gjilani në zjarr: Temperaturat arrijnë 39.0°C, rrezikohet thyerja e rekordit historik

 

Temperaturat ekstreme po prekin qytetin e Gjilanit, ku sot në orën 16:25 termometri shënoi 39.0°C.

Kjo është një nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë qytet dhe rrezikon të thyejë rekordin e të gjitha kohërave.

Sipas njoftimit të publikuar nga Meteor Kosova në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kjo valë e të nxehtit është një ndër më të fortat që ka prekur rajonin kohëve të fundit./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d