Gjilani ndalon ekskursionet e maturantëve jashtë shtetit

 

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës kanë marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai sqaron se substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes tyre dhe këshillit të prindërve.

Hyseni gjithashtu sqaroi se do të shohin alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d