Policia e Kosovës ka njoftuar se nën dyshimin për tregti të paligjshme, në shtatë lokacione të argjendarive në Gjilan ka sekuestruar 33 kilogramë e 310 gramë ari dhe afro 25 mijë euro para të gatshme.
Një gjë e tillë është bërë e ditur me anë të raportit ditor, ku thuhet se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona.
“Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane”, thuhet në njoftim.
Gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, sipas policisë. /