Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

 

 

Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fondacionit gjerman për vetura për vitin 2019, rreth 40 për qind e shoferëve i lajnë veturat e tyre një herë në muaj dhe pothuajse tre të katërtat e tyre në një autolarje për një mesatare prej 11 euro për larje ose 130 euro në vit.

Nëse dëshironi të kurseni në kohë dhe shpenzime dhe të lani vetë veturën tuaj në shtëpi, mund të përballeni me gjoba të larta në disa raste të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

Larja e veturës suaj vetë mund të ndalohet dhe, në varësi të provincës, mund të paguani një gjobë deri në 100 mijë euro.

Arsyeja për këtë është i ashtuquajturi Ligji për Burimet Ujore (WHG), i cili ndalon përdorimin e substancave toksike ose substancave që ndotin ujin që më pas shkon në ujërat nëntokësore (neni 48 WHG).

Prandaj, kur lani një veturë në pronë private, duhet të përjashtohet mundësia e depërtimit të ujit të ndotur në tokë. Për këtë arsye, larja e një veture me agjentë pastrimi kimik në kopshtin ose oborrin tuaj, zakonisht është e ndaluar.

Duke qenë se legjislacioni nuk parashikon rregullore uniforme, zbatimi i kërkesave të WHG u lihet vetë bashkive. Prandaj, ndërsa në disa komunitete larja e veturave me ujë të pastër lejohet, në komunitete të tjera mund të ndalohet për shkak të mundësisë së ndotjes së ujit nga mbetjet e vajit.

Në varësi të provincës, shkelja e ligjit për burimet ujore mund të çojë në gjoba të rënda. Për shembull, gjoba për ndotjen e ujërave nëntokësore me sasi të mëdha të lëngjeve të tjera ndotëse të ujit në Saksoni është deri në 100,000 euro.

Nëse planifikoni të lani veturën tuaj, duhet patjetër të kontrolloni paraprakisht zyrën komunale, ose ta çoni veturën tuaj në një autolarje për pastrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d