Gjermani tenton të kaloj kufirin me patentë shofer fals të Kosovës, kapet nga autoritetet maqedonase

 

 

Një shtetas gjerman është ndaluar dje në “Bllacë” pasi ka tentuar të hyjë në Maqedoninë e Veriut me patentë shofer të falsifikuar nga Kosova, raporton gazeta maqedonase Sloboden Pecat.

“Dje në orën 07:25 në pikën kufitare Deve Bair, punonjësit e policisë ia kanë hequr lirinë P.F.G. nga Republika Federale e Gjermanisë pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se patentë shoferi kosovar të cilin e ka paraqitur në inspektim është i falsifikuar”, citon mediumi njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV.

I ndaluari thuhet se “i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d