Të shtunën në mbrëmje u qëllua për vdekje boksieri nga Kosova, Besar Nimani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bielefeldit të Gjermanisë. Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.
Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar.
Boksieri kosovar ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra./Prishtina Sot/