E dimë se kabina e një veture të lënë në diell mund akumulojë një temperaturë tepër të lartë. Për këtë arsye në veturën e parkuar në një parking pa hije nuk duhet të lënë gjësende të caktuara – sepse me një fjalë mund të shpërthejnë.
Por çfarë temperature akumulohej brenda kabinës së një veturë që ka qëndruar në diell?
Janë marrë matje të ndryshme dhe rezultatet janë të frikshme. Le të themi, nëse jashtë është 35 gradë Celsius, lehtë mund të jetë 65 gradë në veturë, dhe në disa raste mund të arrijë edhe 70 gradë!
Po, ajri në kabinë mund të jetë në 65 gradë Celsius. Por sipërfaqet që janë në rrezet e diellit direkte mund të jenë shumë, shumë më të nxehta.
Për shembull, timoni, ulëset (veçanërisht lëkura e zezë) dhe sipërfaqja e konzollës së përparme nën ulësen e shoferit mund të arrijnë lehtësisht 85 gradë Celsius, që është një temperaturë e mjaftueshme për të shkaktuar djegie!
Tani, imagjinoni të lini një objekt në rrezet e diellit direkte në atë kabinë. Mund të jetë shumë e rrezikshme. Më poshtë ju sjellim listën me gjësendet që nuk duhet lënë në veturë në këto raste.
Shkrepësja, telefoni mobil, tableti, laptopi e orët e mençura. Aty janë edhe sprejët e të gjitha llojeve, produktet kozmetike, pijet e gazuara, ilaçet e ushqimi.