“Gjendja momentale është tejet e rëndë”, aktivizohen zjarrfikësit pas reshjeve të shiut në Prishtinë

 

 

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të kryeqytetit. Lidhur me gjendjen ka folur drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica.

Fushtica tha se “gjendja momentale është e rëndë”.

“Jemi në Qendrën Operative duke pranuar shumë thirrje të qytetarëve. Gjendja momentale është tejet e rëndë”.

“Aktualisht jemi duke bërë listën e prioriteteve. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar”, tha Fushtica.

“Edhe dy ekipe kujdestare të zjarrfikësve janë në punë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d