Gjendja e mjerueshme me mbeturinat, shkarkohet drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marr vendim që ta lirojë nga detyra, drejtorin e Shërbimeve Publike në kryeqytet Ilirik Musliun.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’ njoftoi opinoni se si shkak i gjendjes së mjerushme me mbeturina në kryeqytet, ka marrvendim për ta liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve, shkruan Sinjali.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në Kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar.

Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike.

Për më tepër, ju njoftoj se, në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit, kam bërë përpjekje duke krijuar një Task Force dhe kam ndarë buxhet shtesë për këtë drejtori dhe ndërmarrjen përkatëse, por përkundër kësaj mbështetje të vazhdueshme nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë.

Prandaj, kam vendosur që të ndërhyjë dhe të marrë përsipër zgjidhjen e kësaj situate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d