Gjendet trupi i pestë pas fundosjes së jahtit në Sicili, një person është ende i zhdukur

 

 

Zhytësit italianë të shpëtimit po vazhdojnë kërkimin në jahtin e fundosur të manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch.

Ata po vazhdojnë kërkimet për një trup të fundit që rezulton i zhdukur edhe pas tre ditësh që anija luksoze u përmbys në një stuhi në brigjet e Sicilisë.

Në mëngjes, anëtarët e brigadës së zjarrfikësve dhe rojës bregdetare gjetën kufomën e pestë, pasi katër trupa u nxorën nga rrënojat të mërkurën dhe u transportuan në spitalet aty pranë, në qytetin e Palermos, raporton Reuters.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d