Një 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar togeri në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
Bytyçi bëri të ditur se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi shëndetësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia ka bërë të ditur se viktima ishte R.G., 69-vjeçar nga fshati Muhlan i Suharekës./Prishtina Sot/