Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Baballoq të Deçanit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova teksa shtoi se rasti po hetohet nën dyshimin “hetim i vdekjes”.
”Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur më 1982″, tha ai.
Me vendim të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për Obduksion, bëri me dije Rugova.