Një person është raportuar gjetur pa shenja jete të dielën rreth orës 22:00 në Llapushnik të Drenasit.
Vdekjen e viktimes e ka konstatuar mjeku, transmeton portali DrenicaOnline.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia është duke e hetuar rastin.