Një burrë është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog të dielën. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore”, ka njoftuar policia.