Gjendet i vdekur burri nga Peja që u shpall i zhdukur para disa ditësh

Ka ndërruar jetë Valon Pupovci nga Peja.

I ndjeri para disa dite ishte shpallur i zhdukur.

E sipas familjarëve të tij, ai vuante nga një sëmundje mendore dhe pothuajse që dy vite kishte qenë duke u trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtime.

Mësohet se para pesë ditëve Valoni kishte ikur nga qendra rehabilituese në Shtime duke shkuar në Pejë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d