Një grua e moshuar e cila është raportuar të hënën si e zhdukur në rajonin e Dragashit, është gjetur sot e gjallë.
Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, i cili njoftoi se e moshuara po trajtohet në QMF dhe më pas do të trajtohet në Spitalin e Prizrenit.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se e moshuara 72-vjeçare nga fshati Bresanë, e cila kishte humbur para 36 orëve, është gjetur e gjallë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ajo momentalisht është duke marrë trajtim në QMF-Bresanë, nga ku do të transferohet për në Spitalin e Prizrenit.
Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kontibuuan për gjetjen e kësaj të moshuare. Uroj që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet shumë shpejt”, ka shkruar ai.