Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka njoftuar se ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese në Fushë Kosovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-se ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore.
“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 24.07.2024-09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-se ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.