Gjatë vitit të kaluar, 129 pjesëtarë u larguan vullnetarisht nga FSK

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Komisionin për Siguri ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023, kanë dhënë dorëheqje 221 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë edhe ata të pensionuar.

Ministri Maqedonci theksoi se ata që u larguan vullnetarisht ishin 129 pjesëtarë.

“Sa i përket vitit 2023, janë larguar 221 pjesëtare te FSK, përfshirë ata aktiv, rezervë dhe nëpunës civil, këtu hyjnë dhe penzionimi i rregullt që janë 59 pjesëtarë, penzionim jo i rregullt 2, penzionim pas rritjes së moshës 14 pjesëtarë, ndërprerje vullnetare të shërbimit kanë pasur 129 pjesëtarë, ndëprerje të rezervë 4, civilë 1, shkarkim nga shërbimi 1, ka humb statusin për pjesëtarë të FSK-së 2 pjesëtarë, largim nga bordi 7 pjesëtarë”, tha Maqedonci.

Maqedonci në Komision bëri të ditur se një gjë e tillë ka ndodhur për arsye të ndryshme.

“Arsyet janë të ndryshme, duke filluar nga mirëqenia, dhe aspekti i pagës. Te mundësitë që ju ofrohen jashtë institucionit. Ky nuk është trend vetëm tek ne, por trend global”, tha Maqedonci në Komisionin për Siguri./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d