Gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat në sektorin publik, emërohet u.d. i drejtorit të Thesarit

 

 

Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ende s’është bërë bërë ekzekutimi i pagave në sektorin publik, përkundër se afati ligjor ka kaluar dje.

Gazeta merr vesh se Ministria e Financave ka emëruar, të martën, Xhevat Zejnullahun në pozitën e u.d. të Drejtori të Thesarit.

Rrjedhimisht, siç merr vesh gazeta online Reporteri.net ekzekutimi i pagave pritet të bëhet gjatë ditës së sotme. Mirëpo, sipas Ligjit për Pagat dita e djeshme ka qenë e fundit për ekzekutimin e pagave për punëtorët në sektorin publik.

Sipas këtij Ligji, neni 7, paragrafi 4 thotë se paga paguhet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.

Ligji për Pagat

Por, edhe Ligji për Zyrtarët Publik, neni 35 thotë se Ushtrues Detyre s’mund të ketë më shumë se një vit.

“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thuhet në paragrafin 3 të këtij ligji.

“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni”, thuhet në paragrafin 4 të nenit 25.

Ligji për Zyrtarët Publik

Mosekzekutimi i pagave shkaktoi reagime të shumta nga opozita, të cilët e cilësuan qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori.

Për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në mosekzekutimi në kohë i pagave ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi ia dalin muajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d