Një burrë nga Gjakova është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
Sipas njoftimit të policisë nga i dyshuari janë konfiskuar katër telefona dhe një video regjistrues, Lidhur me këtë rast është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë, 2023-2024, 21:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave. Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.