Gërvalla thotë se ende nuk dihet e vërteta për Faton Hajrizin, premton asistencë për avokatin Koci

 

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se ende nuk është zbardhur e vërteta për rastin e Faton Hajrizit, për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se u vra të premten e javës së kaluar.

Gërvalla e përsëriti disa herë thirrjen e saj për trajtim me kujdes të çështjes Hajrizi.

“Më lejoni të përsëris edhe njëherë thirrjen që duhet të jemi shumë të kujdesshëm se me të cilat informacione po shërbehemi. Do të kemi kohë të mjaftueshme që me shumë kujdes ta trajtojmë këtë temë dhe të shohim se cila është e vërteta pas gjithë asaj që ka ndodhur”, tha ajo.

E pyetur për punën e avokatit të angazhuar nga familja Hajrizi për rikthimin e trupit të Hajrizit në Kosovë, Gërvalla tha se Ministria dhe misioni i Kosovës në Beograd do t’i ndihmojë avokatit Arianit Koci.

“Natyrisht që avokati i familjes do të ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë dhe misionit tonë që e kemi në Beograd. Është shumë e rëndësishme ta dijmë të vërtetën e asaj që ka ndodhur, sepse një qytetar i Republikës tonë duke kaluar në Serbi, Serbia pretendon se ka gjetur vdekjen. Të shohim se cila është e vërteta në fund. Mendoj se nevojitet një hetim jo vetëm i yni në Kosovë, por edhe ndërkombëtar”, u shpreh ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d