Gërvalla në Luksemburg: Do të diskutojmë për integrimin e Ballkanit

 

 

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka arritur në Luksemburg ku do të marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Diskutimet e këtij takimi në fokus kanë integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë e këtij procesi për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.

Në një deklaratë për RTK-në pas mbërritjes në Luksemburg, Gërvalla-Schwarz theksoi rëndësinë e integrimit të të gjitha vendeve që përmbushin dhe mbështesin vlerat dhe parimet evropiane.

“Erdhëm sot në Luksemburg për të diskutuar për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor. Dhe besoj se kjo është tema kryesore, duke parë integrimin e të gjithë Evropës, të atyre vendeve që i përmbahen vlerave evropiane, të cilët të mbështesin parimet evropiane nuk janë vetëm çështje politike, por janë çështje më shumë sigurie në Evropë. Në kohën kur në Evropë po përballemi me agresionin rus kundër Ukrainës, një Bashkim Evropian më i fortë është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të së sotmes dhe të së ardhmes”, ka theksuar ministrja Gërvalla.

Në këtë takim ministrja Gërvalla do t’i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth procesit të integrimeve evropiane, sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d