Gërvalla e priti Toni Blairin në aeroport në mesnatë

 

 

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka prit mbrëmë në aeroportin e Prishtinës, ish-kryeministrin britanik, gjatë kohës së luftës në Koosvë.

Gërvalla theksojë se gjatë kohës së luftës, kryeministri Blair ishte mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe mik i madh i shtetit, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Mbrëmë pata privilegjin e jashtëzakonshëm t’i uroj mirëseardhjen në Republikën e Kosovës ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij, duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë.

Si mik i madh i Kosovës, z. Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

Sot, ai do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d