Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York

 

 

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë homazhe tek varrezat e vëllezëve Bytyqi në New York.

Me këtë rast, ajo tha se vëllezërit Bytyqi janë dëshmi e fuqishme dhe kujtesë e përhershme e kontributit të pashembullt të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës dhe e krimeve të pandëshkuara të Serbisë. “Bashkë me Kryeministrin Kurti, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme të vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, shtetas amerikanë dhe djem të Kosovës që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha ajo.

Kryediplomatja kosovare theksoi se “25 vite kanë kaluar por zbardhja e këtij krimi dhe dhënia e dënimit të merituar për përgjegjësit mbetet një plagë e hapur për Kosovën dhe Amerikën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d