Geci: PDK e LVV janë marrë vesh për koalicion, Hamza president – Kurti kryeministër

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, tha se PDK dhe VV, kanë bërë koalicion për zgjedhjet e ardhshme.

Madje, ai ka thënë se këto dy parti janë marrë vesh edhe për dy postet kryesore shtetërore, presidentin dhe kryeministrin.

Ai ka thënë se formimi i Asociacionit është një nga arsyet se përse këto dy parti do të bashkëqeverisin.

“PDK dhe VV-ja kanë bërë koalicion sipas informatave që kam brenda tyre. Bedri Hamza do të jetë president dhe Albin Kurti, kryeministër. Kjo do të bëhet sepse duhet të bëhet Asociacioni dhe pa këto parti nuk mund të bëhet”, ka thënë Geci, për tëvë1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d