Gazetari shqiptar: Në Kosovë janë rreth 250 profile online të eskortave, Shqipëria prin në Ballkan

 

 

Gazetari nga Shqipëria, Eraldo Harlicaj, ka treguar numrin e eskortave online që operojnë në Kosovë e Shqipëri.

Ai tha se për sa i përket eskortave online, Shqipëria është vendi dominues në të gjithë Ballkanin, ku sipas tij, janë 2 mijë e 52 profile eskortash aktive që janë pasqyruar në një faqe online.

Ndërsa, ai deklaroi se Kosova ka një numër shumë më të reduktuar, ku tha se janë 245 raste, e që 237 ishin në Prishtinë dhe tetë raste në Ferizaj.

Kurse, në Shqipëri, sipas tij, dominonte qyteti i Tiranës me 990 raste, më pas ishte Durrësi, Shkodra, Vlora, Saranda dhe Fieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d