Nuk janë të rralla komentet të cilat ngjallin debat në opinionin publik. Një i tillë ishte edhe i një mërgimtari i cili kishte deklaruar duke pretenduar se Gani Geci e kishte kërcënuar gazetarin e “Kanal 10”, Arben Ahmeti, duke ja “futur sipas tij hekrin në fyt”.
Krejt kjo si rrjedhojë e debatit që kishte ndodhur në Kanal 10.
E siç duket Geci ka mbetur i prekur nga kjo akuzë e mërgimtarit Fuad Shehu.
Kjo sepse nga informacionet e marra ende të pakonfirmuara Geci është në kërkim të tij, nga akuzat të cilat i bëri i njëjti ndaj Gecit.