Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes së futbollit, vdes në spital

 

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi, ku një futbollist ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes.

Incidenti i rëndë ndodhi në stadiumin Siliwangi të Javas Perëndimore pasditen e së shtunës, teksa 35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.

Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve. Momenti kur Raharja u godit nga rrufeja është kapur në kamera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d