Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Një rast i tillë u denoncuar së fundmi nga një grua në Fushë Kosovë, por këtë herë ndodhi diçka jo fort e zakontë.
Gazeta mëson se bashkëshorti i viktimës dyshohet se ushtroi dhunë ndaj saj pasi ajo refuzoi të kryejë vjedhje, siç i kishte kërkuar ai.
Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari fillimisht e kishte detyruar gruan të vidhte në markete, por pasi ajo nisi me refuzime – ai e sulmoi fizikisht.Viktima kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin që kishte ndodhur.
Burimet e njëjta thonë se si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për arrestimin e të dyshuarit, por i njëjti akoma nuk është kapur.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e tij.