Për një shëndet optimal të zorrëve, zgjedhja e ushqimit luan një rol vendimtar. Ndërsa shumë fruta ofrojnë një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore, jo të gjitha mund t’i gjeni në çdo sezon prandaj përgjatë viteve ngrirja e frutave është parë si zgjidhje për t’i konsumuar ato sa më gjatë. Megjithatë siç mund ta dini, shumë prej ushqimeve që ngrihen mund t’i humbasin vlerat e tyre ushqimore, me përjashtim të një fruti. Ka një frut të ngrirë që dallohet për përmbajtjen e tij të jashtëzakonshme ushqyese dhe përfitimet për shëndetin e sistemit tretës: dhe janë pikërisht boronicat.
Çfarë thonë ekspertët?
Dr. Bulsiewicz, një mjek i njohur për shëndetin e sistemit tretës, ndan preferencën e tij personale për frutat e ngrira, duke theksuar vlerën e boronicave. Sipas tij mbrojtja e boronicave të ngrira në krahasim me llojet e freskëta nuk është një zgjidhje e keqe. Sipas Bulsiewicz, përfitimet ushqyese të boronicave mbeten të pandryshuara edhe kur ato janë të ngrira. Kjo i bën ato jo vetëm një opsion të përshtatshëm, por edhe një zgjedhje ekonomike për ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre.
Boronicat e ngrira janë të njohura për përmbajtjen e tyre të pasur ushqyese, e cila përfshin një sasi të lartë fibrash, të cilat janë kyçe për tretjen e shëndetshme. Fibra luan një rol të rëndësishëm në promovimin e rritjes së baktereve të dobishme në sistemin tretës dhe zorrë, thelbësore për të mbajtur një sistem tretës të shëndetshëm. Përveç fibrës, boronicat janë të mbushura me polifenole, antioksidantë të fuqishëm të njohur për vetitë e tyre anti-inflamatore. Këto ndihmojnë në uljen e inflamacionit në të gjithë trupin, duke mbështetur më tej shëndetin e zorrëve dhe mirëqenien e përgjithshme.