France Football raportohet se po konsideron ndryshimin e një rregulli të mëparshëm të Topit të Artë. Gazeta franceze e ka ndarë çmimin prestigjioz çdo vit nga viti 1956 e tutje – përveç 2020 kur bota po përballej me COVID-19. Një vit më vonë tradita vazhdoi për t’u fituar Topi i Artë nga Lionel Messi në vitin 2021.
Megjithatë, shumë menduan sikur Robert Lewandowskit i ishte ‘grabitur’ trofeu i vitit 2020, përpara se të vinte i dyti pas Messit një vit më vonë. Lewandowski shënoi 47 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat për klubin dhe vendin, si dhe fitoi Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve.
Me marrjen e çmimit të tij për vitin 2021, Messi pretendoi se ish-sulmuesi i Bayern Munichut ishte më meritori i cmimit.
Një raportim i ri nga SPORT pretendon se Lewandowskit është mundësia t’i dorëzohet çmimi në fund të fundit dhe Messi të mbetet me 7 topa të artë. Me sugjerimet se Paris Saint-Germain ushtroi presion për të siguruar fitoren e Messit në 2021 dhe frikën për reputacionin e tyre, revista thuhet se “po vlerëson mundësinë që Lewandowski” të marrë meritën e duhur.
Lewandowski fitoi çmimin Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj për vitin 2020, por kohët e fundit ka pranuar se do të pranonte me kënaqësi një Top të Artë të pare ndonëse me vonesë.