Zëdhënësi kryesor i ushtrisë së Izraelit tha të dielën se Franca ishte ndër vendet e përfshira në mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit të Iranit gjatë natës.
“Franca ka teknologji shumë të mirë, avionë, radarë – dhe unë e di se ata po kontribuonin në patrullimin e hapësirës ajrore”, tha ai.
Ai shton se nuk ka detaje të sakta nëse avionët francezë kanë rrëzuar ndonjë nga raketat e Iranit.
Siç e përmend më herët, MB, SHBA dhe Jordania gjithashtu ndihmuan në përpjekje.