Fotografi dhe bashkëshortja që për 20 vjet mbollën miliona pemë në luginën e shkretë braziliane duke e kthyer në ‘parajsë tropikale’ (fotot)

 

 

Foto-gazetari brazilian Sebastião Ribeiro Salgado dhe bashkëshortja Lélia Deluiz Wanick Salgado kanë kaluar 20 vitet e fundit duke mbjellë pemë në një pyll rreth 1000 hektarësh, duke e kthyer atë që më parë ishte luginë e shkretuar në shtetin brazilian Minas Gerais, në një parajsë të botës së egër.

Salgado sapo ishte kthyer nga nëj udhëtimi traumatik pune duke mbuluar gjenocidin në Ruanda në 1994, dhe gjeti fermën e familjes së tij në gjendje degradimi të rëndë.

“Toka ishte po aq e sëmurë sa dhe unë, çdo gjë ishte e shkatërruar”, thotë fotografi i njohur, duke shtuar se idea e rimbjelljes së pemëve ishte e bashkëshortes së tij.

Kështu që fotografi i njohur për imazhet bardhë e zi të vuajtjes njerëzore nëpër botë, nisi punën të shëronte tokën e rinisë së tij.

Në 1998, ata themeluan organizatën mjedisore Instituto Terra, dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm të zonës. Ata përfituan mbështetjen nga kompania energjitike Vale, e cila bëri donacion 100,000 fidanët e parë për ringjalljen e tokës së vdekur.

Fidanët e mbjellë fillimisht në fermën Bulcão në 1999 nga nxënës vendas, shënuan nisjen e një lidhjeje të fortë me komunitetin.

Dhe 20 vjet prej atëherë toka dikur e varfëruar, është transformuar krejtësisht në një pyll pjellor, i mbushur me faunë e florë të shumëllojshme”.

Qindra specie kafshësh, bimësh e pemësh kanë aty shtëpinë e tyre duke përfshirë 300 lloje pemësh, 170 specie zogjsh, 30 specie gjitarësh dhe 15 amfibë e zvarranikë, shkruan rrejti Daily Mail.

“Të gjitha insektet zogjtë e peshqit u kthyen prej rritjes së pemëve, bashkë me to isha rilindur dhe unë”, thotë Salgado.

Ringjallja ka pasur efekte në risjelljen e burimeve të thara të ujit, ekosistemet dhe klimën.


Çifti Salgados nuk e zotërojnë më pronën, që tashmë është rezervat natyror federal që prodhon miliona fidanë, trajnon ekologë të rinj dhe mirëpret vizitorët që zbulojnë pyllin e rilindur.

Instituti gjithashtu trajnon e mbështet fermerët vendas.

“Ky institut është një laborator për botën”, thotë drejtori teknik Gilson Gomes Júnior në një prezantim. “Problemet më të mëdha sot janë klima e uji dhe ne krijuam klimën e ujin vetëm duke krijuar pyllin. Ne besojmë se kjo që u realizua këtu, mund të kopjohet kudo”.

Shteti brazilian i Minas Gerais është 100 km larg bregut Atlantik të Brazilit, në luginën e lumit Rio Doce, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

 

Salgado sapo ishte kthyer nga nëj udhëtimi traumatik pune duke mbuluar gjenocidin në Ruanda në 1994, dhe gjeti fermën e familjes së tij në gjendje degradimi të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d