Holanda dhe Franca do të luajnë sonte duelin përmbyllës të ditës, që njëherit është edhe dueli i raundit të dytë të grupit B në EURO 2024.
Dy kombëtaret fituan ndeshjet e tyre të para, ndaj Polonisë, respektivisht Austrisë.Si Holanda, ashtu edhe Franca do të kërkojnë sonte fitoren, për ta siguruar pozitën e parë dhe kalimin në fazën eliminuese.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Kylian Mbappe ndërkohë ndodhet në bankën rezervë, pas lëndimit në hundë që e pësoi ndaj Austrisë.
Netherlands XI: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Reijnders, Simons; Frimpong, Depay, Gakpo.
France XI: Maignan, Koundé, Saliba, Upamecano, Hernandez, Kante, Tchouameni, Rabiot, Dembele, Griezmann, Thuram.
Dueli fillon nga ora 21:00.