Forca të Policisë së Kosovës janë parë në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok pas shpërthimit që ndodhi sot në liqenin e Ujanit.
RTK ka publikuar një video ku shihet policia rrugës Mitrovicë-Zubin Potok që çon te liqeni i Ujmanit.
Në momentin e shpërthimit ka pasur qytetarë duke u larë në liqe.
Zëdhënsi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Reporteri.net shpërthimin te liqeni i Ujamnit.
I njëjti ka bërë të ditur se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në dy vetura, dhe se shkaqet e tij ende nuk dihen.
Policia po merren me rastin.
“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani