Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

 

 

Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi, është shprehur se beson se ai është gjallë.

Ajo tha se do të bindet vetëm kur të shohë trupin e tij.

Shala shtoi se bashkë me familjen e Fatonit kanë kërkuar të shohin trupin e të ndjerit. Ajo shtoi se me Fatonin kishte bërë plane për të ardhmen.

“Ditëlindjen e fundit Fatoni ka qenë me mua, pastaj është dorëzuar. Edhe kur ka qenë në arrati kemi folur. Plani jonë ka qenë që unë të mbetesha shtatzënë dhe me iu kthyer jetës. Nuk e di kush ia mbushi mendjen, që ndodhi kjo që ndodhi dhe sot ai nuk është”.

“Prindërit e tij kanë kërkuar të shohin trupin. Duam të shohim trupin. Nga informacionet që kemi marrë, duhet 2 javë me pru trupin. Edhe ne atë jemi duke kërkuar. Përderisa kemi marrë vesh për vdekjen e tij, akoma nuk jemi duke besuar”.

“Unë mendoj që Fatoni është gjallë. Pa e parë trupin e tij nuk e besoj që ka vdekur. Mediat zakonisht janë duke postuar shumë foto. Besoj që edhe Fatoni gjatë rrugës, gjatë lodhjes, normale që fytyra i është lodhur. Si e kam parë trupin e tij, duket që ai është, por ndonjëherë mediat të bëjnë të dyshosh”, tha Shala në emisionin “Review” në Euronews Albania.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d